United Hospital

Ministria e Abrashit blen karrige 10 mijë euro për staf

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e udhëhequr nga Arban Abrashi, së shpejti do të furnizohet me karrige, në vlerën e 9 mijë e 999 eurove. Kështu thuhet në njoftimin që Ministria e Abrashit, ka bërë në faqen zyrtare të KRRPP-së.

Në përshkrimin e lëndës thuhet se ky furnizim do të bëhet për nevoja të stafit të MPMS-së, shkruan Indeksonline.

“Furnizim me karrika menaxheriale për nevoja të MPMS-së”

United Hospital

Ministria e Punës, ka porositur plot 75 copë karrige, për nevoja të stafit punues. Ndërsa MPMS, njëkohësisht ka treguar edhe procedurat, e kriteret që operatori duhet tu përmbahet.

“Autoriteti Kontraktues përmes kësaj procedure të prokurimit do përzgjedhë ofruesin e furnizimeve për të kryer Furnizimet me karrika menaxheriale për nevojat zyrtare për stafin e MPMS-së (numri i furnizimit me karrika do të jetë 75 copë )”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë kompania fituese, e cila do ta furnizoj me karrige këtë Ministri. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.