Mobi Casa

Ministri Vitia prezanton masat e reja antiCOVID-19

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nga nesër pritet që Ministria e Shëndetësisë, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Në mesin e këtyre masave është mbyllja e klubeve të natës, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media, ku tha se po ashtu do të reduktohet aktiviteti i gastronomisë.

“Nga nesër do t’i propozojmë qeverisë që të vendos për ndërmarrjen e disa masave, të cilat do të prekin disa sektor të jetës sonë. Do të propozojmë që të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet aktiveiteti i gastronomisë”, tha Vitia.

UBT

Vitia tha se përhapja e madhe e COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka ndodhur si pasojë e grumbullimeve të njerëzve në hapësira të mbyllura.

Ndryshe, sot është shënuar rekord i ri i rasteve të reja me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar më shumë se 1 mijë e 700 raste, si dhe janë shënuar 5 vdekje. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.