Mobi Casa

Ministri turk i Mbrojtjes thotë se dialogu është rruga e vetme për paqe e stabilitet në rajon

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, tha se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas tij, raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat, raporton Ekonomia Online.

Mobi Casa

“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne ishte çështje që kanë rëndësi të madhe”.“Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon dhe theksuam se detyrën që kemi marrë, të komandantit të KFOR-it, do ta respektojmë me neutralitet të plotë”.

Këto komente ai i ka bërë në një konferencë të përbashkët për medie të mbajtur pas takimit që e ka zhvilluar me ministri i Mbrojtjes të Kosovë Ejup Maqedonci.