Fundamenti

Ministri Tahiri: Të korruptuarit nuk duhet të ndëshkohen asnjëherë me masa alternative

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka hapur sot punimet në seminarin e nivelit të lartë mbi dënimet dhe masat alternative, organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe projekti i Binjakëzimit të BE-së, “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Kosovës”.

Sipas një njoftimit për media, Tahiri ka kërkuar nga gjyqtarët e prokurorët që t’i kushtojnë rëndësi zbatimit të masave alternative, duke qenë se përveç ndëshkimit, drejtësia synon edhe riintegrimin e personave të dënuar.

“Qëllimi i drejtësisë që ne si shoqëri synojmë, përveç ndëshkimit për kryerësit e veprave penale, përveç parandalimit dhe luftimit të dukurive antiligjore, është që nga ballafaqimi me të, qytetarët tanë të reflektojnë dhe t’i rikthehen shoqërisë të përgatitur për të respektuar parimet dhe normat sociale. Ky është në esencë, qëllimi mbrapa masave dhe dënimeve alternative që po i trajtojmë sot” ka thënë ministri Tahiri.

Eco Higjiena

Megjithatë, ai ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që në asnjë rrethanë mos të shqiptojnë dënime alternative për veprat e korrupsionit.

Tahiri ka theksuar se do të përkrah edhe më tutje profesionalizimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në këtë fushë edhe përmes Agjendës “Drejtësia 2020″, në kuadër të së cilës po mbahet edhe ky seminar.

“Agjenda ‘Drejtësia 2020’, tashmë ka kredenciale të njohura si plan që do të përshpejtojë reformat në sistemin e drejtësisë dhe që ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian. Kjo agjendë, në epiqendër të saj e ka përshpejtimin e reformave, zbatimin e tyre dhe fundin e tranzicionit të gjatë në drejtësinë tonë, me synimin e vetëm që qytetarët ta kenë një përvojë të re me sistemin e drejtësisë. Rruga nuk është e lehtë por absolutisht nuk është e pamundur dhe jemi shumë optimist se kjo agjendë do ta arrijë ta bëjë diferencën” ka theksuar ministri Tahiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.