Mobi Casa

Ministri Shala kundër kontrabandës, urdhëron verifikimin e secilit produkt që tregtohet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale të bëjnë inspektime intensive të tregut në Republikën e Kosovës, për të verifikuar çdo dokumentacion të produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe nga vendet tjera dhe krahasimin e këtyre dokumenteve me produktet e ekspozuara në tregun tonë.

Qëllimi i këtij aksioni është që të bëhet verifikimi dhe sekuestrimi i secilit produkt që mund të jetë i kontrabanduar dhe tregtohet në Republikën e Kosovës.

“Unë jam i angazhuar çdo ditë, që MTI të jetë zë i bizneseve, dhe po ashtu të përmirësojmë klimën e biznesit në vendin tonë, po ashtu MTI është e obliguar që të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit tonë. Është obligim ligjor dhe kushtetues që të ndalojmë çdo lloj kontrabande, të sekuestrojmë çdo produkt për të cilin nuk dëshmohet prejardhja. Me këto veprime në po mbrojmë qenien e shtetit tonë, dhe njëkohësisht konsumatorin rrjedhimisht qytetarin e Kosovës”, tha ministri Shala.

Eco Higjiena

Sipas ministrit Shala institucionet e vendit tonë do të kenë informacione të sakta për secilin produkt që tregtohen në vendin tonë.

“Prandaj, Inspektorati i Tregut së bashku me inspektoratet komunale janë të obliguara që në bazë të kësaj urdhërese të dërgojnë raporte javore për të gjitha të gjeturat gjatë inspektimeve në tregun e Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Ministri iu ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që operojnë në Republikën e Kosovës që të furnizohen me produkte të cilat i kanë kaluar të gjitha procedurat doganore, sanitare dhe fito-sanitare para se të ekspozojnë këto produkte për konsumatorët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.