UBT

Ministri Murati kërkon që demarkacioni të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ministri i Diasporës, Valon Murati në Info Magazine ka thënë se, për bindjen e tij dhe të subjektit të cilit i përket, çështja e Demarkacionit me Malin e Zi duhet të zgjidhet me arbitrazh ndërkombëtar.

Murati ka theksuar se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, për t’i mbyllur debatet që e kanë polarizuar shoqërinë kosovare, njofton Klan Kosova.

RCCOLA

“Lëvizja për Bashkim gjithmonë ka mbajtur qëndrimin e vet. Edhe me qëndrimin e demarkacionit kjo është dëshmuar. Ne nuk e kemi pasur një situatë të qartë, ne kemi thënë që fjala e fundit në këtë çështje ta thotë Kuvendi”.

“Kjo çështje duhet të diskutohet dhe nuk duhet të ratifikohet dhe, të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar. Nuk është që kemi një qëndrim negativ ndaj këtij raporti, problemi është tek procesi dhe procesi është edhe politik. Ne mendojmë që për t’u mbyllur këto debate që janë polarizues brenda shoqërisë tonë, më e mira do ishte që kjo çështje të shkonte në arbitrazh ndërkombëtar”, tha Murati.