ARKATANA

Ministri Latifi kërkon nga qytetarët që të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës: Nuk kemi zgjidhje tjetër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u bëri thirrje sot qytetarëve të komunës së Prishtinës dhe jo vetëm që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ai ka deklaruar se vetëm në këtë mënyrë do të mbahen të hapura restorantet, fushat sportive, lokalet e shkolla.

“Në këtë ditë kaq të bukur kur numri i rasteve po bie, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur COVID-19 është vaksinimi. Nëse sot, të gjithë ne këtu i bindim nga dy veta për t’u vaksinuar, numri i të vaksinuarve do të rritet ndjeshëm. Unë i lus të gjithë qytetarët, të gjithë ata qe nuk janë vaksinuar, që të vaksinohen me të dozën e parë, të dytën, por edhe me të tretën. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Vetëm në këtë mënyrë ne e mbajmë qytetin hapur, qytetin e bukur të Prishtinës, i mbajmë restorantet, fushat sportive, të gjitha lokalet hapur, e mbajmë ekonominë hapur edhe jetën tonë e shkollat tona”, tha Ministri Latifi, thuhet nga MSH.

United Hospital

Ai i bëri këto thirrje me rastin e hapjes së pikës së re të vaksinimit kundër COVID-19, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministri Latifi, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman dhe përfaqësues të USAID-it, bënë thirrje për vaksinimin e popullatës kundër COVID-19.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.