Hidromorava

Ministri kroat garanton mbështetje për heqjen e vizave: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman, raporton Ekonomia Online.Radman pas takimit tha s shteti që përfaqëson është kundër çdo ndryshimi të kufijve.

Ai ka garantuar mbështetje për Kosovën sa i përket heqjes së vizave.“E përkrahim dialogun bilareal mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës”.

“Shpresojmë që bisedimet të rifillojnë në qershor. Të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë. Republika e Kroacisë i jep përkrahjen e plotë të liberalizimit të vizave”, shtoi ai.

Eco Higjiena

“Shpreh kënaqësi për këtë vizitë. Kroacia dhe Kosova janë tradicionalisht dy vende miqësore që kanë marrëdhënie shume të mira. Javën e kaluar ministri i Mbrojtjes e ka vizituar Kroacinë kurse unë sot kam nderin të jem me kolegë këtu”.“Nuk duhet të harrojmë faktin që Kroacia ka qenë ndër shtete e para që ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ne kemi dhënë përkrahje të madhe që Kosova të kryqet në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”.

“Pata kënaqësi që të njoftoj ministren për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave si preventivë nga pandemia Covid-19 që ka lënë në masë të madhe pasoja. Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.