United Hospital

Ministri Krasniqi: Qeveria do të ketë qasje të njëjtë ndaj kryetarëve të rinj, është obligim kushtetues e ligjor

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se qasja e njëjtë e Qeverisë ndaj kryetarëve të ri është obligim kushtetues dhe ligjor.

Madje ai thotë se Qeveri kanë pasur shumë ndryshime në planifikimin buxhetor, duke theksuar se do t’i japin prioritet projekteve që kanë të bëjnë me përmisimin e kushteve të qytetarëve duke përfshirë edhe grupet e ndryshme etnike.

“Është shumë me rëndësi se si qeveri kemi pasur shumë ndryshime në planifikimin buxhetor edhe mbështetjen për nivelin lokal. Do t’i japim prioritet edhe projekteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmisimin e jetës të kushteve të qytetarëve duke përfshirë edhe grupet e ndryshme etnike”.

“Projekti i vitit të ardhshëm parasheh mbështetjen e komunave në mënyrë të veçantë projektet infrastrukturore dhe ato që kanë të bëjnë me ofrimin e ujit të pijes për qytetarët në komuna të Kosovës. Nuk mund të flas për ndaljen e projekteve të komunave. Ky buxheti i vitit që është në proces ka paraparë të jetë gjithëpërfshirës dhe t’i prioritizojë edhe prioritet e Qeverisë tonë”, ka deklaruar Krasniqi për EkonomiaOnline.

Tutje, ai tha se granti i performancës sa ishte 3.4 milionë vitin tjetër do të jetë 8.5 milionë në shërbim të projekteve që do të përfitojnë komunat.

ARKATANA

Megjithatë, ai tha se mbi 12 milionë euro dedikohen nga Ministria për nivelin lokal.

“Në anën tjetër qasja e qeverisë ndaj kryetarëve të rizgjedhur është qasje që e kemi për obligim kushtetues dhe ligjor. Ne jemi në fazën e përfundimit të një hulumtimi në teren me komuna me biznese dhe qytetarë për rimëkëmbjen ekonomike në nivel lokal. Kemi arritur që dy programe në kuadër të ministrisë t’i formësojmë, t’i japim vlerë monetare”.

“Granti i performancës sa ishte 3.4 milionë vitin tjetër do të jetë 8.5 milionë në shërbim të projekteve që do të përfitojnë komunat dhe në partneritet me Ministrinë e Ambientit dhe Infrastrukturës kemi arritur të krijojmë një program që ka për fokus financimin e projekteve dhe programeve të cilat iniciohen drejtpërdrejtë nga qytetarët në komunën e tyre”.

“Është projekt tjetër në vlerë prej 4 milionë, dhe janë mbi 12 milionë euro që dedikohen nga Ministria e Pushtetit Lokal për nivelin lokal. Viti 2022 do ta gjejë Ministrinë të përgatitur, me një energji të re për t’i quar përpara planin operacional dhe objektivat tona si ministri”, tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.