Mobi Casa

Ministri Ismajli mbron vendimet e Beqajt për privatizimet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka mbrojtur hapat e ndërmarrë nga ministri paraardhës Besim Beqaj, rreth privatizimit të PTK-së dhe Distribucionit.

Në një konferencë për media, Ismajli ka thënë se pret që të përfundoi projektin shumëvjeçar të kapaciteteve të reja energjetike deri në janar të vitit të ardhshëm, raporton KTV.

Uji Dea

Ai ka thënë se zhvillime të mira pret edhe në ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Një prej sfidave kryesore, sipas kreut të ri të MZHE-së Fadil Ismajlit, është zgjatja e afatit të jetës së ‘Kosovës A’ deri në fillimin e punës së gjeneratorëve të rinj të energjisë, si mënyra e vetme për të shpëtuar vendin nga rritja e çmimit të energjisë. /Telegrafi/