FIDANISHTJA

Ministri i Shëndetësisë takohet me profesoreshën gjilanase në Universitetin e Gracit Lumnije Kqikun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr Rifat Latifi, është takuar sot me prof. dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, profesoreshë në Universitetin e Gracit të Austri, dhe njëherit udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Grac të Austrisë.

Në këtë takim, ministri Latifi, falënderoj znj. Kqiku-Biblekaj, për vizitën, duke theksuar se një nga shtatë shtyllat e transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, është edhe kthimi i trurit.

Duke e veçuar diasporën si asetin më të vlefshëm dhe shumë të rëndësishme për të gjitha fushat, ministrin Latifi, ftoj prof.dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, për bashkëpunim reciprok, në përmirësimin e shëndetësisë kosovare.

GRANDEMALL

Ndërkaq, prof..dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, shprehu gatishmërinë e saj se me përvojën dhe të arriturat e saj shkencore në Austri, është e gatshme për të bashkëpunuar dhe kontribuuar në Kosovë, përkatësisht për zhvillimin e sistemin shëndetësor.

Vlen të theksohet se prof. dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, në vitin 2018 fiton titullin e profesorit – autore dhe bashkautorë e punimeve të shumta profesionale dhe shkencore.

Ajo është anëtare e shumë shoqatave dentare vendore dhe ndërkombëtare, njëherit edhe recensente e shumë revistave shkencore dentare që me punën e saj të palodhshme, guximin dhe diturin e bën një zonjë të dalluar, karriera e së cilës është frymëzuese për rrugën e suksesit thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.