ARKATANA

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka vizituar Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Naim Syla, u.d. rektor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” se bashku me stafin tjetër të menaxhmentit të UKZ-së, kanë pritur në një takim Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Imet Rrahmanin me bashkëpunëtorë.

Naim Syla, pasi falënderoi ministrin Imet Rrahmani për vizitën, informoi atë edhe për aktivitetet e Universitetit e sidomos rreh procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik të studimeve 2015-2016.

Nga ana e tij edhe Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani u interesua për këtë proces, me theks të veçante ministri paraqiti interesimin e tij dhe të infermierëve gjilanas, që në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” të punohet në hapjen e një program të ri, gjegjësisht infermierisë, sepse siç tha ministri Rrahmani, Gjilani i plotëson kushtet duke e pasur parasysh që ekziston shkolla e mesme e mjekësisë, por që edhe pas studimeve ata student të infermierisë përvojën e tyre do të mund ta jepnin nëpër institucionet shëndetësore, kur dihet që rajoni i Gjilanit përpos Spitalit Rajonal ka edhe institutin e shëndetit publik, ka Qendra Rehabilituese etj.

ARKATANA

Rreth kësaj kërkesë u.d. rektori Naim Syla tha se do të shikojë këtë ide që siç tha ai, është mjaft e qëlluar dhe e cila do të josh shumë njerëz. U.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe Ministri i Shëndetësisë, biseduan edhe për çështjen e kampusit universitar, i cili është mëse i nevojshëm tani kur numri i studentëve për të qenë pjesë e Universitetit po rritet për çdo vit.

Ministri Imet Rrahmani siguroi u.d. rektorin Naim Syla se për këtë do të ketë përkrahje të pa rezervë dhe aty ku ka mundësi do ta fuqizojë çështjen e kampusit të universitetit. Të dy bashkë arritën në përfundim se me një angazhim dhe përkushtim të të gjithëve mund të bëhet një punë e mirë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.