ARKATANA

Ministri i ri optimist: Në fund të vitit do të lëvizim pa viza

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Bejtush Gashi, është shprehur optmist që në fund të vitit 2018 qytetarëve të Kosovës do t’u hiqet regjimi i vizave.

“Tani është vështirë të parashikohet. Fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me një vendim për liberalizimin e vizave. Të paktën nëse u referohemi deklaratave. Infromacionet janë premtuese”, ka thënë Gashi, në RTK.

Gashi tha se arrestimi i Gjuriqit është kryer në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Ne do të veprojmë edhe në të ardhmen. Ai ka shkelur ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.

United Hospital

Gashi ka folur investimet në veri.

“Ne po punojmë që të krijojmë kushte të mira atje. Është situatë e re. Unë kam qenë atje dhe është situatë e mirë. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova ka avancuar shumë në gjendjen civile.

“MPB ka kryer punë shumë dhe kriteret janë plotësuar të gjitha, që i kanë takuar MBP-së”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.