ARKATANA

Ministri i ri i Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim: Vetëm kështu i mbajmë shkollat, ekonominë dhe bizneset hapur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se ky virus është ende prezent në vend dhe se vetëm përmes vaksinimit shkollat, ekonomia dhe bizneset mbahen hapur.

“Për qytetarët, ne mos të harrojmë që Covidi nuk ka ikur dhe është këtu në mesin tonë, me një variant ose një variant tjetër, Delta apo ndonjë variant tjetër. Ju lutem vaksinohuni. Nëse vaksinohemi, ne mund t’i mbajmë shkollat hapur, bizneset hapur, ekonominë hapur, mund të udhëtojmë. Prandaj shkoni vaksinohuni. Nuk keni nevojë me qenë vetëm në Prishtinë, por në të gjitha qendrat anembanë, pavarësisht a je qytetar i Kosovës apo nuk je”, tha Latifi.

Hidromorava

Më tutje, Latifi tha se do të dërgojnë edhe ekipe në vende më të largëta për të vaksinuar qytetarët.

“Ne do të vijmë edhe me ekipe mobile në vendet më të largëta që t’ua mundësojmë juve që të vaksinoheni”, ka thënë më tutje ai.

Këto komente ministri i ri i Shëndetësisë i bëri gjatë një vizite në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”, në Prishtinë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.