FIDANISHTJA

Ministri i Mbrojtjes së Austrisë: Stabiliteti i Kosovës është i rëndësishëm për sigurinë e gjithë Ballkanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Mbrojtjes së Austrisë, Thomas Stralinger, po qëndron për një vizitë në Kosovë që nga dita e djeshme.
Bashkë me të në Kosovë është duke qëndruar edhe Guvernatori i Krahinës së Carinthias, Peter Kaiser dhe komandanti i Ushtrisë, Walter Gitschthaler, njofton Zyra e Qeverisë Krahinore të Carinthias, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj vizite tek trupat austriake që ndodhen në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, është thënë se pa ushtarët austriak paqja në Ballkan nuk do të mund të paramendohej sot.

Gjatë një takimi me ushtarët austriak, Stralinger ka thënë se stabiliteti i Kosovës është i rëndësishëm për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe gjithashtu edhe për Austrinë.

“Stabiliteti në Kosovës është shumë i rëndësishëm për sigurinë e të gjithë Ballkanit dhe Austrinë. Kjo është çfarë ushtarët tonë të Ushtrisë Federale sigurojnë çdo ditë me punën e tyre të shkëlqyer edhe në kushte të vështira”, ka thënë ministri i Mbrojtjes gjatë takimit që ka pasur me ushtarët austriak, shkruan Gazeta Express.

ARKATANA

E guvernatori i Peter Kaiser ka falënderuar ushtarët austriak për punën e palodhshme në Kosovë, duke u thënë se pa ta paqja në Kosovë do të ishte e paimagjinueshme.

“Unë iu falënderoj në emër të Provincës Carinthia për përpjekjet tuaja të mëdha në Kosovë. Pa ju paqja në këtë vend të bukur dhe në këtë rajon do të ishte e paimagjinueshme. Vetëm nëpërmjet punës tuaj vetëmohuese është e mundur që Evropa të rritet së bashku gjithnjë e më shumë”, ka thënë Kaiser në fjalimin e tij të shkurtër para ushtarëve.

Ndërkohë deri sot nuk ka pasur ndonjë njoftim që ministri austriak Stralinger ka takuar ndonjë prej krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në faqen e ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës që udhëhiqet nga Rrustem Berisha, nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim. Nga kjo ministri madje nuk janë fare në dijeni se ministri austriak po qëndron në Kosovë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.