Fundamenti

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Kemi brenga për idenë e korrigjimit të kufirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, priti në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq.

Dyshja realizuan takimin në njëvjetorin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, çështje për të cilën të dyja palët thanë se është e mbyllur.

“Problemi është i zgjidhur. Nuk e shohim si çështje të hapur mes dy vendeve. Nuk ka pika kontestuese” deklaroi Darmanoviq.

Ai gjithashtu komentoi edhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

KKVITI

“Ne e përkrahim dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës. Nga ish-Jugosllavia kanë ngelur tre probleme. Çështja e emrit të Maqedonisë e cila është zgjidhur, e dyta marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe problemi i tretë që është funksionaliteti i Bosnjës dhe Hercegovinës”.

“Sa i përket çështjes së dytë ne ju dëshirojmë të gjitha të mirat Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin këtë çështje në mënyrën më të mirë dhe në fund të rrugëtimit të ketë njohje reciproke”, shtoi ai, duke theksuar ka disa brenga për korrigjim të kufirit.

“Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme. Në qofte se mund t’ju ndihmojmë diçka – këtu jemi. Kemi disa brenga për idenë e korrigjimit të kufirit. Nuk është ideja më e mirë, mirëpo nëse është ideja më e mirë për fqinjët tanë nuk e kemi problem”, ka përfunduar ai./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.