Hidromorava

Ministri i Jashtëm: Hungaria s’do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organet e BE-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e Bashkimit Evropian, derisa Kosova dhe Serbia nuk normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Kështu të paktën ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto, në një konferencë të përbashkët me media me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiç.

“Sa i përket Kosovës, ne jemi gjithashtu të interesuar që të arrihet një zgjidhje të bazuar në dialog. Prandaj pranuam udhëheqjen e KFOR-it sepse besuam se në këtë mënyrë mund të kontribuonim në sigurimin e paqe.

Nëse formacionet të caktuara evropiane do e pranon Kosovën në Evropë para arritjes së marrëveshje, kjo do të rrezikonte arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi dhe për këtë arsye Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, ka deklaruar shefi i diplomacisë hungareze.

Uji Dea

Përveç Hungarisë, edhe qeveria spanjolle javë më parë kishte deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE.

“Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”, kishte thënë Sekretari i Shtetit për BE-në në Spanjë Pascual Navarro gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përzier për BE-në, të mbajtur në Senat.

Në muajin dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fizikisht kishte dorëzuar dokumentin e aplikimit për anëtarësim në BE, Presidencës Çeke.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.