ARKATANA

Ministri i Jashtëm finlandez: Është koha që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, ka deklaruar se vendi i tij e mirëpret përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për media ministri finlandez, Haavisto thekson se Kosova është në rrugë drejt anëtarësimit në BE.

“Pas përfundimit të Luftërave Jugosllave, duke rezultuar në shpërbërjen e Jugosllavisë, Bashkimi Evropian ofroi perspektivën e anëtarësimit në BE në të gjitha vendet e prekura. Politika ishte e qëndrueshme: Ballkani Perëndimor nuk është një rajon fqinj; ata janë në zemër të Evropës. BE duhet të respektojë angazhimet e saj, sepse lojtarët e tjerë si Rusia dhe Kina po tregojnë gjithashtu një interes në këtë fushë”, ka deklaruar Haavisto, transmeton Telegrafi.

Më tej ministri Haavisto, thekson se për të zgjidhur çështjet e së kaluarës duhet të ketë pajtim, duke theksuar se është koha që Serbia dhe Kosova më në fund të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Mobi Casa

“Puna për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë vazhdon, dhe Finlanda e mirëpret këtë zhvillim. Gjatë dekadave të fundit, Finlanda ka luajtur një rol aktiv në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përmes ndërmjetësimit të paqes, paqeruajtës dhe detyrave të tjera ndërkombëtare. Krijimi i stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor është në interesin e Finlandës”, ka deklaruar Haavisto.

Kujtojmë se Finlanda më 1 korrik të këtij viti ka marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kjo është hera e tretë që Finlanda si vend anëtar i BE-së, kryeson Këshillin e BE-së.

Finlanda ka marr kryesimin e Këshillit të BE-së nga Rumania, ndërsa më 1 janar të vitit 2020 do t’ia dorëzojë atë Kroacisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.