United Hospital

Ministri i Jashtëm çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nuk ka asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës, deklaroi sërish sot ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, sipas lidovky.cz, që i referohet agjencisë çeke të lajmeve, CTK.

”Politika jonë e jashtme duhet të ketë vazhdimësi dhe qartësi”, theksoi ai.

Ky ishte një reagim ndaj deklaratës së djeshme nga kryeministri Andrej Babis, se kjo temë duhej të diskutohej në takimin e muajit tetor të zyrtarëve të lartë kushtetues.

HW

”Ne e njohëm Kosovën ‘de jure’… Unë jam i gatshëm ta diskutoj çështjen me kryeministrin dhe zyrtarët kushtetues dhe do të paraqes argumentet e mia. Jam i bindur që politika jonë e jashtme duhet të ketë vazhdimësi dhe qartësi”, theksoi ai.

Presidenti çek, Milos Zeman tha javën e kaluar gjatë një vizite në Serbi se ai do të dëshironte të diskutonte me zyrtarët e lartë kushtetues mundësinë që Republika Çeke të rishikonte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. /kp/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.