GRANDEMALL

Ministri i Drejtësisë në “llupën” e ambasadave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

PDK-ja ka propozuar Zenun Pajazitin dhe Gani Kocin për ministër të Drejtësisë. Emrat e tyre po verifikohen edhe nga ambasadat më me ndikim në vend për shkak të ndjeshmërisë së punës së këtij dikasteri qeveritar, posaçërisht pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale. Cili prej tyre do ta kalojë “testin”, do ta zëvendësojë Hajredin Kuçin.

Zenun Pajaziti dhe Gani Koci janë dy emrat e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ta drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, pasi që ministri aktual Hajredin Kuçi është paralajmëruar se do ta mbajë vetëm postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Mobi Casa

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, për shkak të ndjeshmërisë së punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëpunimit të saj me Gjykatën Speciale, PDK-ja ia ka dërguar këto dy emra të zyrtarëve të saj ambasadave më me ndikim në vend, në mënyrë që të zgjidhet njëri prej tyre, pasi që të bëhen verifikimet e nevojshme.

“Gani Koci dhe Zenun Pajaziti janë dy propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës për ministër të Drejtësisë. Arsyeja e vonesës pse s’po emërohen ende, është se ministri i Drejtësisë po verifikohet nga ambasadat më me ndikim në vend”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.