UBT

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës: Kërkuam ndihmë për të burgosurit edhe nga vende tjera, Kosova e para reagoi pozitivisht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në objektin e Qeverisë së Kosovës, është nënshkruar një letër-qëllim sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup ka thënë se Danimarka ka kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera për sistemimin e të burgosurve por Kosova e para ka ofruar ndihmë.

“Kemi kërkuar ndihmë nga disa vende për ta zgjidhur këtë problem, por Kosova ka qenë vendi i parë që ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës tonë dhe është angazhuar pozitivisht më pas në dialog për këtë çështje”.

Hakkerup ka thënë se qendrat e paraburgimit do të menaxhohen sipas ligjeve të Danimarkës.

Fundamenti

“Menaxhimi do të jetë nën lidershipin e autoriteteve të Danimarkës, por do të ketë trajnim edhe për stafin vendas. Danimarka do të respektojë të gjitha ligjet sa i përket sistemimit dhe trajtimit të burgosurve”, tha ndër të tjera Nick Hakkerup.

Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në dekadën e ardhshme.

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkrimi i letër-pëlqimeve është vetëm hapi i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje, që më pas duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.