UBT

Ministri Hyseni akuzon protestuesit se dëmtuan imazhin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse klikohet emri i Kosovës në gjigantin e kërkimit “Google”, një nga fotografitë e para është ajo e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, vendosur në ballinën e revistës amerikane “Global Post”, me një titull të madh “Kosovo’s mafia”.

Shkrimi flet se Kosova është në duar të një klase politike mafioze që është e lidhur me krime të rënda, trafiqe dhe të korruptuar. Fotografitë e tjera flasin për luftën, varrezat masive, djegien e kishave ortodokse në vitin 2004 dhe për dyshimet për trafikim të veshkave që janë duke u hetuar nga një ekip special prokurorësh pas akuzave të senatorit Dick Marty.

Mirëpo imazhi që e dëmton Kosovën dhe largon investitorët, për ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni, nuk është ai që sjell “Google”, por protestat e së martës mbajtur në Prishtinë që degjeneruan në dhunë.

Fundamenti

“Rrugët e Prishtinës dje u ngjanin rrugëve të ndonjë qyteti të Lindjes së Mesme. Ato rrugë dje u ngjanin rrugëve të Bejrutit. A e duan qytetarët e Kosovës një pamje të tillë? Unë jam i sigurt që jo. A i duhet Kosovës diçka e tillë? Nuk i duhet. Çfarë mesazhi dërgojmë në botë me pamje të tilla që Kosova është shtet i brishtë, i lëndueshëm lehtë, apo që Kosova është shtet i qëndrueshëm me institucione të qëndrueshme, me ligj dhe rend”, ka thënë Hyseni në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministri i Brendshëm ka akuzuar organizatorët për shkak se, siç ka thënë, nuk kanë kërkuar leje për të mbajtur protestën. Këtë leje ka thënë se është dashur ta kërkonin në Policinë e Kosovës bazuar, siç ka thënë ai, në Ligjin për tubime publike. Mirëpo ky ligj nuk thotë se duhet të kërkohet leje për protestë, por vetëm të lajmërohet 24 orë më herët. (Koha Ditore)