ARKATANA

Ministri Hoti shpjegon pse nuk do të ketë rritje pagash për 25 %

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ka vetëm disa ditë që ka marrë detyrën e Ministrit të Financave. Tash Avdullah Hoti do ta drejtoj kuletën e shtetit e cila sipas tij nuk duket të jetë krejt e mbushur.

Ministri Hoti në një intervistë për RTK-në shpjegon arsyet përse pagat nuk mund të rriten për 25 për qind.

ARKATANA

Thotë se rritjet do të bëhen sipas mundësive buxhetore.

“Nuk mund të shpërndahet diçka që nuk ekziston. Sindikatat e kanë buxhetin në letër le ta analizojnë, le të identifikojnë ndonjë mundësi për rritje të pagave dhe unë me kënaqësinë më të madhe do i pres prapë”, tha Hoti.