Ministri Hoti paralajmëron heqjen e TVSH-së për makineritë prodhuese
Prej 1 shtatorit të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka vendosur 8 për qind TVSH për barna, ndërsa prej 1 janarit pritet të heqë TVSH-në për pajisjet prodhuese të tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Lehtësimi i punës për fabrikat e barnave nuk ka ulur çmimin e tyre. Ministri Avdullah Hoti, gjatë vizitës që ia ka bërë të premten fabrikës për prodhime farmaceutike “Tre Pharm”, ka thënë se çmimi i barnave është ulur, ndërsa vendosjen e TVSh-së e ka arsyetuar si barazim për të gjitha vendet që fusin produkte medicinale.
“Kemi hequr taksën doganore për 10 për qind, ndërsa kemi vendosur që të caktojmë TVSH-në prej 8 për qind për të gjitha shtetet në mënyrë që t’i barazojmë”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka paralajmëruar heqjen e TVSH-së për makineritë prodhuese.
http://koha.net/?id=27&l=88630


