Ministri Hoti kërkon raport nga Dogana për grurin dhe arin
Ministria e Financave informon opinionin publik se është duke i përcjellë për së afërmi dy rastet e raportuara në media, lidhur me importin e grurit nga një kompani private dhe importin e një sasie të arit përmes Aeroportit të Prishtinës.
“Ministri Hoti ka kërkuar raport detal për të dy rastet nga Doganat e Kosovës. Posa të përgatiten raportet, do të jepet një sqarim për opinion dhe, nëse është e nevojshme, do të merren masat adekuate në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media nga Ministria e Financave.


