UBT

Ministri Haki Demolli, vizitoi Kamenicën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komunën e Kamenicës sot e vizitoi Ministri i FSK-së Haki Demolli me bashkëpunëtorët. Ministri Demolli u prit nga Kryetari Begzad Sinani, nënkryetari Fatmir Matoshi, kryesuesi Bajram Dërmaku dhe asambleisti Isuf Beqiri.

Ministri Demolli tha se kjo vizitë është e para e tij në një turne vizitash nëpër komunat e Kosovës, për të parë mundësitë e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe komunave të Kosovës.

Fundamenti

Sinani e njoftoi ministrin me gjendjen aktuale në Komunën e Kamenicës dhe me projektet që po realizohen. Komuna dhe FSK do të shohin mundësitë për realizimin e disa projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me hapjen e traseve të rrugëve nga Poliqka në Draganc dhe në Desivojcë, si dhe nga Lisocka për në Gjyrishec.

Kryetari Sinani dhe ministri Demolli u dakorduan që bashkëpunimi të shtohet në shumë fusha dhe FSK të jetë sa më prezentë në Komunën e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.