United Hospital

Ministri gjerman: Mikrokredi kosovarëve që kthehen

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministri për Evropën në Qeverinë e Baden-Würtemberg-ut, Peter Friedrich, mendon se kosovarët mund të joshen për t`u kthyer nga Gjermania në Kosovë, duke u ofruar kredi të vogla.

Për t`u mundësuar kjo, duhen shfrytëzuar mjetet që do të mbeten të pashfrytëzuara pasi që Gjermania ka vendosur të mos u paguajë kosovarëve që kthehen vullnetarisht shpenzimet e udhëtimit dhe as ndihmat për startim.

“Kjo mund të bëhej edhe përmes mikrokredive”, ka shkruar Friedrich në një letër që i ka dërguar ministrit të brendshëm federal, Thomas de Maiziere.

ARKATANA

Siç shkruan “Stuttgarter Zeitung” e të premtes, ndryshe nga “ndihmat startuese”, mikrokreditë nuk do të paguhen me para të gatshme. Ato do të futen në funksion duke u siguruar të kthyerve një bazë jetese, si blerje toke ose patundshmërie apo edhe arsimimin. Në këtë mënyrë përjashtohet rreziku i joshjes nga paratë.

Deri në fillim të këtij viti, kur numri i refugjatëve nga Kosova u rrit ndjeshëm, ata kane marrë nga federata dhe nga landet ndihma startuese në mes të 400 dhe 750 euro për person.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.