Uji Dea

Ministri gjerman: Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, BE’ja duhet të mbajë premtimet e veta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, ka vizituar dje Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Roth ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Express.

Roth tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet e veta, duke shtuar se liberalizimi i vizave në Kosovë do të duhej të ishte përmbushur prej kohësh, meqenëse Kosova i ka plotësuar kushtet.

ARKATANA

“Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë. Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha Roth.

Këtë deklaratë Roth e bëri gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pas pyetjes së Deutsche Wellesnë Tiranë, nëse mosmbajtja e premtimeve nga BE dhe lënia peng e Shqipërisë për një kohë të pacaktuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe MV vë në rrezik kredibilitetin e BE./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.