Eko Higjiena

Ministri gjerman: Azilkërkuesit nga Ballkani nuk janë abuzues

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i brendshëm i landit gjerman Nordrhein Westfallen, Rolf Jäger, duke folur për azilkërkuesit nga Ballkani, ka thënë se “secili njeri i përveçëm nga këta ka të drejtë që kërkesa e tij për azil të shqyrtohet në mënyrë individuale”.

‘Jo, nuk bëhet fjalë këtu për abuzim të qëllimshëm”, ka thënë ministri i Brendshëm i landit gjerman Nordrhein Westfallen, Rolf Jäger i pyetur nga gazetari lidhur me atë se kërkesat për azil të ballkanasve janë abuzive.

Me këtë rast ai ka përsëritur për nrz.de atë që e ka thënë në një intervistë dy ditë më parë se “po të isha prind në Kosovë, do të mendoja edhe unë që ndoshta të shkoja në Gjermani. Njerëzit nga vendet e Ballkanit vijnë te ne për t`i ikur varfërisë dhe mungesës së perspektivës, transmeton albinfo.ch. Secili njeri i përveçëm nga këta ka të drejtë që kërkesa e tij për azil të shqyrtohet në mënyrë individuale. Për këtë arsye për ne është për aq më e rëndësishme që atyre t`u tregojmë shpejt nëse kanë ndonjë shans qëndrimi te ne ose jo”.

Mobi Casa

Jäger nuk pajtohet as me propozimet që vijnë kryesisht nga partia CSU për mohimin e parave të xhepit dhe zëvendësimin e tyre me triska ose me gjësende.

“Kjo nuk është fare e mundshme. Ne jemi të detyruar t`u sigurojmë refugjatëve një minimum ekzistencial. Kjo është detyrë jona humanitare dhe për këtë na detyron edhe Gjykata Kushtetuese Federale. Për këtë arsye duhet që ndihmat në para të jenë në nivelin e Hartz-IV (kategori ndihmash sociale në Gjermani). Veç kësaj njerëzit nga Ballkani nuk vijnë në Gjermani për shkak të 145 eurove në muaj por për shkak se nuk shohin perspektivë në vendet e tyre. Së këndejmi, ne duhet të bëjmë gjithçka që t`i përmirësojmë kushtet në këto vende”, tha Jäger, transmeton albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.