Uji Dea

Ministri Gashi: Do t`i trajtojmë me prioritet shqetësimet e ngritura nga banorët e brezit kufitar

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Ministri Bejtush Gashi tha se është duke trajtuar me prioritet shqetësimet e ngritura nga qytetarët e komunës së Kamenicës lidhur me vijën kufitare. “Kam ardhur që për së afërmi të informohem për shqetësimet që kanë banorët e këtyre fshatrave dhe në të njëjtën kohë të shoh sfidat që ka komuna e Kamenicës, për të përmbushur obligimet në rrafshin e sigurisë në përgjithësi”, theksoi ministri Gashi.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Islam Pacolli, vizituan komunën e Kamenicës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, z. Qëndron Kastrati.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe kryetari Kastrati biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë, duke e vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë.

Ministri Gashi tha se është duke trajtuar me prioritet shqetësimet e ngritura nga qytetarët e komunës së Kamenicës lidhur me vijën kufitare.

Uji Dea

Bazuar në urdhëresën e ish komandantit të KFOR-it, Gjeneral-Major Salvatore Farina, të datës 12 maj 2014, është ndaluar shfrytëzimi i rrugës “By-pass”, rrugë e vetme e cila i ka mundësuar Policisë së Kosovës të ketë qasje në tri nga fshatrat e kësaj zone. Në këtë mënyrë, kjo zonë aktualisht është plotësisht nën autoritetin e plotë të KFOR-it. “Kam ardhur që për së afërmi të informohem për shqetësimet që kanë banorët e këtyre fshatrave dhe në të njëjtën kohë të shoh sfidat që ka komuna e Kamenicës, për të përmbushur obligimet në rrafshin e sigurisë në përgjithësi”, theksoi ministri Gashi.

Ndërsa kryetari i komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati, theksoi se është mirënjohës që ministri Gashi dhe deputeti Pacolli, kanë vendosur për ta vizituar komunën e Kamenicës, për t’i dëgjuar hallet dhe shqetësimet e qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari i Kamenicës, z. Kastrati, theksoi se për këtë komunë është e nevojshme vendosja e kamerave dhe shtimi i veturave të Policisë së Kosovës. Pas këtij takimi, ministri Gashi vizitoi edhe Zyrën Raportuese të Policisë së Kosovës, në Karaçevë të Poshtme ku u mirëprit nga drejtorja e Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Elmina Mahmuti.

Në fund, ministri Gashi bashkëbisedoi edhe me banorët e kësaj zone, duke dëgjuar kërkesat që ata kishin dhe u zotua se këto kërkesa do të adresohen me prioritet në formë institucionale./rajonipress/