United Hospital

Ministri francez: Macron është shumë i interesuar për dialogun Kosovë-Serbi, i kushton shumë rëndësi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri francez i Tregtisë së Jashtme dhe Nxitjes Ekonomike, Frank Rister deklaroi sot se presidenti francez Emanuel Macron është shumë i interesuar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Gazeta Express.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mund të pritet angazhim i mëtejshëm i Francës në çështjen e dialogut apo ndonjë tërheqje, Rister theksoi se presidenti francez mbështet dialogun dhe shtoi se është një pyetje të cilës Macron i kushton shumë rëndësi dhe për të cilën ai personalisht është shumë i interesuar.

Përveç kësaj, pas takimit me presidentin ser, Aleksandar Vuçiq, ministri shtoi se Macron e ka mirëpritur angazhimin e Serbisë për t’u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranimin në BE dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës në rrugën e saj evropiane.

Mobi Casa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua kësaj çështje, drejtuar ministrit Francez, teksa theksoi se kishte bisedime të shpeshta me presidentin francez për Kosovën dhe se Macron po e diskutonte këtë temë edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Macron ndjek çdo detaj të bisedimeve rreth dialogut dhe gjithçkaje që po ndodh në Bruksel. Franca është shumë e përfshirë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës” nënvizoi Vuçiw.

Ai kujtoi se Macron e ksihte organizuar Samitin e Parisit, që i kushtohej dialogut Kosovë-Serbi, dhe ku e pranishme ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.