Fundamenti

Ministri Dalibor Jevtiç, vizitoi Kamenicën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, së bashku me nënkryetarët Fatmir Matoshi e Dragisha Savic dhe kryesuesin Bajram Dërmaku e ka pritur sot Ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit Dalibor Jevtic me bashkëpunëtorët e tij

Kryetari Sinani e njoftoi ministrin Jevtic me gjendjen aktuale në Kamenicë, me projektet dhe planet që ka komuna e Kamenicës në sferën e infrastrukturës dhe zhvillimit.
“Si gjatë mandatit tim të parë, ashtu edhe në këtë mandat, një vëmendje të veçantë i kam kushtuar bashkëpunimit me komunitete pakicë në Kamenicë, Nënkryetari për komunitete Dragisha Savic e ka mbështetjen time të plotë përsa i përket angazhimit tonë të përbashkët për të përmirësuar kushtet e jetesës për komunitetet pakicë në komunë. Ne presim mbështetjen Tuaj dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizmin e disa projekteve kapitale në vitin 2016, sipas prioriteteve që ka nxjerrë vet nënkryetari Savic në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësues të tjerë të komuniteteve” tha Kryetari Sinani.

Uji Dea

Ministri Jevtic, theksoi se Kamenicën e viziton me vullnet sepse është një komunë shembull për bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike të qytetarëve të saj. “Ne kemi qenë prezentë në këtë komunë edhe në të kaluarën me projekte të ndryshme si dhe jemi të gatshëm që sërish të ndihmojmë Kamenicën, pres që në ditët që vijnë të pranojmë këtë listë projektesh dhe pastaj do të shohim mundësitë tona për realizim të projekteve. Problemi më i madh i Kosovës mbetet papunësia dhe ne duhet të mendojmë dhe të punojmë që ta ndryshojmë këtë gjendje” tha ministri Jevtic.

Disa nga projektet e mundshme u përmendën nga nënkryetari për komunitete Dragisha Savic i cili falënderoj ministrin për mbështetjen dhe poashtu vullnetin e mirë të kryetarit dhe udhëheqjes komunale për të punuar për të gjitha komunitetet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.