Fundamenti

Ministri Bejtush Gashi të mërkurën takohet me banorët e Karaqevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, të mërkurën do ta vizitojë komunën e Kamenicës, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati. Pastaj Gashi do të takojë edhe banorët e brezit kufitar. Ky takim i këtij niveli është i pari ndërsa Selver Lenjani thotë se ndihet shumë i lumtur që ministri Gashi do të dëgjojë nesër hallet dhe brengat e tyre.

Bejtush Gashi ministër i punëve të brendshme po del të jetë ministri i parë që gjen kohë për të takuar banorët e brezit kufitar në Karaqevë. Ministri Gashi ka paralajmëruar se të mërkurën do të jetë në Kamenicë dhe Karaqevë të Poshtme.

Gashi në ora 15:30, do të vizitojë Zyrën Raportuese të Policisë së Kosovës, në Karaqevë të Poshtme dhe do të bisedojë me banorët e brezit kufitar.

UBT

Ky njoftim e ka gëzuar Selver Lenjanin dhe banorët e atjeshëm. “Vërtet jam shumë i lumtur që do ta takojmë ministrin Bejtush Gashi. Jam i emocionuar sepse për herë të parë pas kaq vitesh një ministër viziton brezin kufitar. Ne kemi halle të shumta dhe probleme të mëdha. Karaqeva nuk është problem vetëm i yni, por i tërë Kosovës sepse në pyetje janë qindra hektar tokë që janë gllabëruar nga Serbia. Ministri Gashi do të jetë i nderuar e i respektuar nga i tërë brezi kufitar, për këtë vizitë të shumëpritur” u shpreh Lenjani.

Lenjani tha se që nga viti 2001 asnjë zyrtar i lartë qeveritar nuk e ka vizituar Karaqevën. Sipas tij nesër në Karaqevë do të jetë edhe Avdullah Hoti shef i grupit të LDK-së./rajonipress/