HW

Ministri bavarez: 997 nga 1000 kosovarë duhet të kthehen

/ 2 minuta lexim
HW

E gjithë Gjermania, por në veçanti landi i saj jugor, Bavaria, po përballet muajin e fundit me fluksin e jashtëzakonshëm të azilkërkuesve nga Kosova. Për të dhënë një pasqyrë rreth përmasave të këtij fluksi, autoritetet e Bavarisë ofrojnë këto shifra: Vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti, në këtë land gjerman kanë kerkuar azil 3000 kosovarë, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar këtë e kishin bërë 1000 veta.

Ky shtim i pazakonshëm i numrit të refugjatüeve kosovarë ka detyruar zyrtarët të mendojnë për masa jo të zakonshme; mes tjerash, për futjen e Kosovës në listën e vendeve të sigurta“. Por, nervoza e autoriteteve me „ortekun“ kosovar“ ka irrituar organizatat që merren me mbrojtjen e refugjatëve

Uji Dea

Kështu, Këshilli i Refugjatëve i Bavaisë ka kritikuar partinë në pushtet në këtë land CSU-në. Politika e CSU-së, sipas këshillit po kalbëzohet në një refleks të mbrojtjes dhe në parollat kundër refugjatëve. Deklarimet e qeverisë janë një kthim në debatet raciste të viteve 1990“.

Ndërsa ministri i brendshëm nga kjo parti Joachim Herrmann i ësshtë përgjitgjur kritikës duke thënë se kuota e njohjes së azilit të kosovarëve është 0.3 për qind. „Nga 1000 kosovarë, mund të mbeten 3 ndërsa 997 duhet të kthehen. Dhe kjo nuk ka të bëjë me një dyshim gjeneral kundër kosovarëve.“/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.