FIDANISHTJA

Ministri Bajrami tërheq kërkesën për zëvendësim nga Florent Muçaj

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pas raportimit të gazetës “Koha Ditore” për angazhimin e jashtëligjshëm si ligjërues të asistentit Florent Muçaj në vend të ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ky i fundit një ditë më pas ka kërkuar nga Fakulteti Juridik që ta tërheqin autorizimin e tij për zëvendësim nga Muçaj, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta kishte raportuar për shkeljen e Statutit të universitetit “Hasan Prishtina” nga Fakulteti Juridik në momentin që ia ka miratuar kërkesën ministrit Bajrami për angazhimin e Muçajt. Këtë kërkesë ai e kishte bërë më 9 janar të këtij viti.

ARKATANA

Bajrami ishte bazuar në nenin 178, paragrafi 3 i Statutit, i cili thotë: “Asistentët mbajnë orët e ushtrimeve në studimet bachelor dhe master.

Përjashtimisht asistenti që është rizgjedhur, në mungesë të profesorit për lëndën, mund të autorizohet për mbajtjen e ligjëratave të kufizuara në studimet bachelor me autorizimin e Këshillit të njësisë akademike dhe nën mbikëqyrjen e një mësimdhënësi nga departamenti – katedra”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.