Fundamenti

Ministri Agani thotë që barnat e karantinës “janë të sigurta”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se ilaçet në Kosovë janë të sigurta për t’u përdorur dhe se asnjë lloj i barnave nuk paraqet rrezik për qytetarët.

Këto “garanci” i ka dhënë pavarësisht faktit që ish-kryeshefi i AKPM-së, Ilir Dushi dhe zyrtarë të tjerë janë në paraburgim dhe po hetohen nën dyshimin për tregri ilegale me produkte mjekësore që janë në tregun kosovar.

Uji Dea

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar hetime në lidhje me importin e produkteve mjekësore në Republikën e Kosovës, si dhe lëshimin e licencave dhe pajisjen e këtyre produkteve me banderola nga Agjencia Kosovare për produkte Medicinale, shkruan Koha Ditore. Lidhur me këtë rast janë të dyshuar 14 persona zyrtarë nga AKPM, zyrtarë nga dogana, fabrika, “Prima Farm”, si dhe nga zyrtarë të kompanisë importuese “Asgeto”.

Bindja e ministrit Agani se barnat janë të sigurta bazohet në garancitë që atij ia ka dhënë ish-kryeshefi i AKPM-së që gjendet prapa grilave.
“Unë kam kërkuar llogari nga ish kryeshefi Dushi, dhe ai më ka garantuar në mënyrë të dokumentuar se këtp produkte janë të sigurta për t’u përdorur”, është shprehur Agani./Indeksonline/