ARKATANA

Ministri Agani premton specializime të tjera për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ka pritur sot kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ramiz Latifin, të shoqëruar nga mjekët e Luginës së Preshevës të cilët kanë përfituar nga ndarja e specializimeve nga MSh e Republikës së Kosovës.

Në takim u tha se përkundër vështirësive reale financiare me të cilat është përballur Ministria e Shëndetësisë, është arritur që të bëhet ndarja e specializimeve për profesionistët mjekësor të Luginës së Preshevës.

Ministri Agani u zotua për vazhdimin e kësaj politike në funksion të ngritjes së resurseve të vazhdueshme profesionale shëndetësore me qëllim të zhvillimit të shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Eco Higjiena

Kryekuvendari komunal i Preshevës, Latifi, i shprehu ministrit Agani falënderimin e strukturave dhe banorëve të Luginës së Preshevës për ndihmën që Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë për shkollim specialistik mjekëve dhe stomatologëve të kësaj ane.

Programi i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për ndarjen specializimeve për mjekët e Luginës së Preshevës ka filluar në vitin 2012.

Në kuadër të këtij programi, gjatë tri viteve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka financuar shkollimin specialistik të mbi 50 mjekëve dhe të stomatologëve të Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.