United Hospital

Ministri Abrashi thotë se kyçja në autostradën “Arben Xhaferi” përmes Gërlicës është prioritet i prioriteteve!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Realizimi i kyçjes në autostradën “Arben Xhaferi” përmes fshatit Gërlicë është cilësuar si prioritet i prioriteteve nga Ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, z. Arban Abrashi. Kjo u bë me dije sot gjatë një takimi që u zhvillua në Viti, në mes të Ministrit Abrashi dhe Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kreu i kësaj komune ka falënderuar ministrin Abrashi për punën që po bënë kjo ministri në gjithë Kosovën, por ka ritheksuar nevojën që kyçja në autostradën Prishtinë-Shkup “Arben Xhaferi” të bëhet sa më parë përmes fshatit Gërlicë. “Kyçja në këtë autostradë përmes Gërlicës është jo vetëm kërkesë e banorëve të komunës së Vitisë, por edhe të banorëve të fshatrave të Ferizajt dhe Kaçanikut. Gjithashtu duhet të zbatohet sa më parë vendimi që ishte marrë nga qeveri Mustafa që kjo kyçje natyrale të realizohet sa më shpejt dhe të jetësohet kërkesa e drejtë e shumë banorëve”, u shpreh Haliti.

ARKATANA

Ndërkaq edhe Ministri Abrashi u pajtua që kyçja në Gërlicë është një e drejtë legjitime e banorëve dhe potencoi se kjo është edhe prioritet i prioriteteve duke theksuar se ata po bëjnë çmos që kjo që të realizohet sa më parë dhe që qytetarët të mos sillën rrotull.

Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për nevojën e realizimit të shumë projekte të tjera infrastrukturore në këtë komunë ndër to për qarkoren e qytetit të Vitisë, realizimin e hyrjeve dhe daljeve me Gjilanin dhe Ferizajin, ndërtimin e disa urave, rregullimin e rrugës Viti-Kërbliqë dhe rregullimin e rrugës alternative në Stubëll “ Anton Çeta” si dhe projekte të tjera jetike për qytetarët e kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.