Fundamenti

Ministrat zhvatës e shkatërruan arsimin kosovar

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Renditja e Kosovës në një nga vendet me nivelin më të ulët të dijes, sipas raportit të PISA-s, që u bë publik javën e kaluar, nga njerëz të politikës dhe analistë të pavarur po shihet si pasojë e politikave të dështuara qeveritare në këtë fushë që nga paslufta e deri në ditët e sotme, për 16 vjet rresht.

Burjani: Askush nuk dha përgjegjësi se si u blenë tekstet .

“Pa dyshim, përgjegjësia për gjendjen e krijuar në arsimin kosovar në radhë të parë bie mbi drejtuesit e arsimit shqip, gjegjësisht mbi ish-ministrat e MASHTit, për zhvatjen e fondeve të buxhetit të shtetit dhe fundosjen e arsimit shqip në Kosovë. Llogaridhënia për degradimin e skajshëm të arsimit shqip, e sidomos për zhvatjen e miliona eurove nga biznesi me librat shkollorë të ministrave: Enver Hoxhaj, Ramë Buja e deri tek Arsim Bajrami, ku ky i fundit e degradoi arsimin deri në nivelet më alarmante”, është shprehur analisti Florim Zeqa,raporton Gazeta Kosova Sot

Uji Dea

Renditja e Kosovës në një nga vendet me nivelin më të ulët të dijes, sipas raportit të PISA-s, që u bë publik javën e kaluar, nga njerëz të politikës dhe analistë të pavarur po shihet si pasojë e politikave të dështuara qeveritare në këtë fushë që nga paslufta e deri në ditët e sotme, për 16 vjet rresht. Është një opinion i përgjithshëm që flet se në krejt periudhën e pasluftës, MASHT-i, gjegjësisht ministrat që e udhëhoqën arsimin, u fokusuan vetëm në zhvatjen, vjedhjen dhe keqpërdorimin fondeve prej qindra miliona eurove përmes gjoja dhënies së teksteve shkollore gatis për nxënësit, duke blerë libra nga dy kompanitë private mafio-oligarkike e monopoliste me çmime marramendëse, më shumë se të dyfishuara, pastaj duke ndërtuar shkolla kot së koti me çmime po ashtu marramendëse, dhe duke e degraduar arsimin në atë shkallë me tekste pa asnjë cilësi arsimimi, vetëm pse ministrat, drejtorët e arsimit, drejtorët e shkollave u bënë një “piramide” zhvatëse të fondeve të buxhetit, e për të shkatërruar të ardhmen e miliona nxënësve kosovare brenda 15 viteve të fundit, duke e bërë arsimin të pa riparueshëm. Tani mbetet një çështje e madhe se kush duhet të japë përgjegjësi për gjendjen e krijuar në arsimin kosovar, a duhet filluar kërkimi i llogaridhënies për degradimin , zhvatjen e fondeve të buxhetit dhe fundosjen e arsimit nga ish-ministrat: Rexhep Osmani, Agim Veliu, dhe sidomos për zhvatësit ministra: Enver Hoxhaj, Ramë Buja dhe Arsim Bajrami, që ishin aktorët kryesorë të drejtimit të këtij sektori në këto tri mandatet e fundit qeveritare. Opinionet dhe gjykimet për këtë çështje janë të ndryshme, pro-et-kontra. “Deri më tash ka pasur shfrytëzim marramendës të fondeve, pra buxhetit të shtetit, taksave të qytetarëve, dhe derisa blerja e teksteve mësimore është mjaft pozitive si projekt, tjetër është segmenti se sa paguhen këta libra apo sa do të duhej të paguhen. Meqenëse është buxheti i mbledhur nga taksat e qytetarëve, as ky ministër, sikurse tjerët nuk janë marrë me kontrollin e procedurave ose edhe kanë përkrahur blerje të shtrenjta të teksteve mësimore dhe asnjëherë askush s’ka dhënë përgjegjësi për këtë që kanë ndodhur deri më tash. Përgjegjësia e dobët dhe mosllogaridhënia janë dy elemente, që karakterizojnë këtë çështje për një kohë të gjatë”, theksoi analisti Blerim Burjani.

Burjani: Një shtet ligjor nuk do ta lejonte anarkinë Burjani thotë se në një shtet ligjor nuk do të mund të tolerohej një anarki të tillë, por në Kosovë do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë që askush të mos japë llogaridhënie. “Deri më tash nuk ka pasur ndonjë hetim në këtë drejtim, për të kuptuar se çka ka ndodhur në këto procedura dhe pse. Ky është dëmi që deri më tash s’ka pasur hetim thelbësor nga organet e rendit, dhe është interesant që askush nuk jep dorëheqje në këtë vend, për asgjë”, theksoi Burjani.

Edhe analisti politik, Florim Zeqa, thotë se është fakt që pothuajse në tërë periudhën e pasluftës, e në veçanti brenda këtyre nëntë viteve të fundit, MASHT-i, respektivisht ministrat që e udhëhoqën arsimin, u fokusuan vetëm në zhvatjen, vjedhjen dhe keqpërdorimin e fondeve prej qindra miliona eurove përmes gjoja dhënies së teksteve shkollore gratis për nxënësit, duke blerë libra nga dy kompanitë private mafio-oligarkike monopoliste me çmime marramendëse më shumë se të dyfishuara, por edhe duke ndërtuar shkolla kot së koti, pse jo edhe aty ku nuk kishte nevojë fare për to, me çmime po ashtu marramendëse, duke lënë në gjendje të mjerueshme dhjetëra shkollat me mijëra nxënës në qytetet dhe fshatrat e Kosovës dhe duke e degraduar arsimin në shkallën më të ulët me tekste pa asnjë cilësi arsimimi, vetëm pse ministrat, drejtorët e arsimit, drejtorët (partiakë) të shkollave u bënë një “piramidë” zhvatëse të fondeve të buxhetit, duke shkatërruar kështu të ardhmen e miliona nxënësve kosovarë, këtyre nëntë viteve të fundit, duke e bërë arsimin të pariparueshëm edhe për shumë vite të tjera”, është shprehur ai./kosova sot/