FITORJA

“Ministrat vijnë në Kuvend për TikTok” – Abdixhiku për rrahjen në Kuvend: Pamjet ishin të trishta

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

“Pamjet në Kuvend ishin të trishta” – ishte komenti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për dhunën e ushtruar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dhuna në Kuvend nuk ka qenë e re. LDK më së miri e di se si është kur dikush e përdorë dhunën si mjet. Dhuna nuk është mjet politik për LDK-në. Ishte një ndjenjë e keqe sinqerisht. Atë ditë e vazhdova takimin me profesorët universitar si përgjigje ndaj asaj që po ndodhte”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas kryetarit të LDK-së, Kuvendi është bërë arenë e polarizimit, i sponsorizuar nga kryeministri Kurti. Përderisa ministrat sipas Abdixhikut, vijnë në Kuvend për TikTok dhe jo për punë.

“Nga Kuvendi po atakohen të gjithë, përfshirë deputetët, mediat, ambasadorët. Ministrat po vijnë në Kuvend për TikTok. Për show. Ministrat nuk po vijnë për të folur për punë. Për mungesën e barnave, për shembull. Ose për lehtësime biznesore, ta zëmë. Ata po vijnë për propagandë”, ka thënë Abdixhiku, në Klan Kosova.

Uji Dea

Abdixhiku tha se në Kosovën që do të udhëhiqet nga ai, “të gjithë ata njerëz që janë në institucione të Republikës së Kosovës, që janë në shërbim të para-politikës, do të mbahen përgjegjës para ligjit”.

Ai tha se pushteti është i përkohshëm kurse shteti është i përhershëm.

“Në një Kosovën evropiane, ku do të ketë ligje, e do të ketë drejtësi jo të kapur, të gjithë ata njerëz që atakojnë individë e biznese për interesa të partisë në pushtet, do të mbahen përgjegjës para ligjit”, tha Abdixhiku.

“Ta mendojnë pak të ardhmen e vet, pushtetet shkojnë e vijnë. Një Kosovë evropiane do të mbajë përgjegjës të gjithë. Le ta marrin si të donë. Kjo është rruga e re që ne do të ndjekim”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.