Fundamenti

Ministrat që largohen: Bajram Rexhepi, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, Ramë Buja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zyrtar të lartë të PDK’së janë mbledhur të mërkurën pasdite, për shkarkimet dhe emërimet e reja në Qeveri. Zenun Pajaziti dhe Arsim Bajrami, kthehen si ministra, ndërsa pritet largimi i Bajram Rexhepit, Memli Krasniqit, Blerand Satavilecit dhe Ramë Bujës.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka nis procesin e riformatimit. Ai ka vendosur që ta kthejë Pajazitin e Bajramin të cilët aktualisht janë deputet të PDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Burime të gazetës Zëri brenda PDK’së, kanë bërë të ditur se ky vendim tashmë është marrë dhe se po diskutohen lëvizje tjera nëpër disa ministri.

Madje, të mërkurën mbrëma kanë nisur takimet brenda kësaj partie për ndryshime tjera, të cilat do të ndodhin së shpejti.

Uji Dea

Bajram Rexhepi do të largohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të skandaleve. Megjithatë pritet që ai të shpërblehet me postin e ambasadorit.

Kurse ministri Blerand Stavileci dhe Memli Krasniëqi është propozuar që të kthehen në angazhimet e partisë.

Derisa Ramë Buja do të lëviz nga kjo pozita e Ministrit të Arsimit për shkak të performancës së dobët aty.