Uji Dea

“Minierat” e eurove

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Enis Veliu – Ndërmarrjet publike qendrore në vend edhe më tutje po kontrollohen direkt nga militantë të partive në pushtet. Financimi i partive politike, e pasurimi i individëve të lidhura ngushtë me to, thuajse është misioni kryesor i këtyre.

E për të tjera askush se çan kokën. Disa tashmë janë shitur me çmime qesharake, si pasojë e shkatërrimit të vazhdueshëm që ka ardhur nga keqmenaxhimi.

E disa të tjera janë duke shkuar drejt asaj rruge.

Shuma të mëdha parash që shpenzohen përmes tenderëve publikë, dyshohet se përfundojnë në financim të fushatave elektorale e një pjesë e madhe edhe në xhepa të pushtetarëve, të cilët çuditërisht marrin paga të vogla, por që kanë arritur të krijojnë kompani të mëdha në emër të familjareve, shokëve, e miqve të tyre.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), por edhe kompanitë tjera publike në vend janë konsideruar dhe po konsiderohen si “minierë” e parave në vendin tonë. Nga to po përfitojnë shumëkush, përveç punëtorëve të cilët me pagën që marrin nuk arrijnë të sigurojnë bukë të mjaftueshme për vete dhe për familjet e tyre.

Pronarë të kompanive të lidhura ngushtë me partitë në pushtet kanë përfituar tenderë prej dhjetëra, apo edhe qindra miliona eurosh, që nga përfundimi i luftës e deri më tash. Madje, në disa raste fitues të tenderëve më të mëdhenj të kësaj kompanie kanë qenë edhe kompani që kanë financuar partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila për shtatë vjet ka qeverisur vendin në koalicion me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit.

FIDANISHTJA

Ndërkaq tash partia e Thaçit është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilën e udhëheq Isa Mustafa.

Organet e drejtësisë disa herë patën nisur hetime për megatenderë në kompaninë më të madhe publike në vend, mirëpo thuajse në të gjitha raste “hetimet vazhdojnë”, ku deri më tash asnjë person nuk është gjykuar apo edhe dënuar për keqpërdorime dhe abuzime me tenderë të mëdhenj të kësaj kompanie publike në vend.

Rasti i fundit i ngritjes së aktakuzës ndaj drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukajt, për abuzime dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare është i pari prej më shumë se një dekade, ku dhe po shënon hapin e parë të ndriçimit të tenderit prej më shumë se gjashtë milionë eurosh, ku fitues ka qenë kompania e lidhur ngushtë me kryetarin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.

Situatë edhe më e rëndë së këtu është në Postë Telekomin e Kosovës, e cila është shkatërruar dhe po vazhdon të shkatërrohet nga drejtuesit politikë. Së paku katër drejtuesit e kompanisë publike më fitimprurëse në vend kanë qenë ose janë pjesë e partisë së Hashim Thaçit. Si për çudi vlera e kompanisë po bie dita-ditës, e operatori virtual që bën biznes me asete të “Valës”, po rritet dita-ditës.

Rasti i minierave të “Trepçës” është shumë i veçantë e që në kushte dhe rrethana normale do të duhej të ishte objekt hetimi, pasi që nga përfundimi i luftës e deri më tash shteti vetëm se ka dhënë dhjetëra miliona euro për rimëkëmbjen e tyre e nuk ka marrë asnjë euro nga ta. Është rast i rrallë dhe i veçantë në industrinë metalurgjike, e cila për 15 vjet nuk po mund ta marrë veten. Në kushte dhe rrethana normale shteti është dashur të zhvillohet nga shitja e xehes e jo të derdhë mjete të buxhetit për t’i paguar pagat e minatorëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.