UBT

Mini – Mirusha terrorizon banorët e rrugës “Idriz Seferi”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rreth 60 shtëpi që ndodhen mes rrugës së Kumanovës dhe rrugës “Idris Seferi” në Gjilan jetojnë nën terrorin që sjell kundërmimi i rëndë nga ujërat e zeza. Kjo Mini – Mirusha banorëve u shkakton telashe të mëdha kurse rruga e paasfaltuar ua bënë jetën edhe më të padurueshme.

Mbi 60 shtëpi që ndodhen mbrapa restauruat “Bujana”, janë në hall të madh nga era e rëndë dhe kundërmimi që sjell një Moçal tashmë i njohur edhe si Mini – Mirusha.

Uji Dea

Banorët ankohen se nga kundërmimi i rëndë është e vështirë të jetohet aty. Veseli një banor në këtë lagje në periferi të qytetit thotë se Komuna e ka bërë gati projektin edhe për rrugën edhe për këtë kanalizim të tmerrshëm, por deri më tani ka mbetur vetëm premtim fushate.”Ne jemi në hall të madh sepse kjo Mini – Mirusha shkakton erë të rëndë. Edhe mungesa e rrugës së asfaltuar na krijon telashe. Rruga e Kumanovës dhe rruga e “Idriz Seferit” janë të pa asfaltuara edhe pse banorët me vite kërkojnë që këto rrugë të përfundojnë” shprehet Veseli.

Ndryshe banorët thonë se eliminimi i këtij moçali është masë urgjente sepse koha e verës mund të shkaktojë edhe infeksione të ndryshme. “Të jetosh në hyrje të qytetit dhe të përjetosh këtë terror vërtet është e pashpjegueshme” shprehen banorët të revoltuar nga pakujdesi i institucioneve komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.