ARKATANA

Mineralet e nevojshme për trup të shëndetshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mineralet janë tejet të rëndësishme për organizmin tonë, pasi na ndihmojnë të kemi një jetë të shëndetshme.

“Zëri”, ju prezanton disa nga mineralet që na mundësojnë të kemi një trup të shëndetshëm.

Hekuri: Gjendet në sasi të mjaftueshme në mish të kuq dhe është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit.

Personat që preferojnë dietë vegjetariani marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal, për shkak se është i lidhur me përzierje tjera joabsorbuese.

Kromi: Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit, për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyra. Kjo dietë e pashëndetshme zvogëlon nivelet e kromit në trup.

ARKATANA

Nivelet optimale të kromit për të krijuar trup të shëndosh janë së paku 200 miligramë në ditë, përcjell “Zëri”.

Kalciumi dhe Magnezi: Ndërtimi, riparimi dhe zhvillimi i eshtrave janë pjesë e niveleve të shëndetshme të kalciumit dhe magnezit. Këto dy minerale punojnë së bashku për të tkurrur dhe relaksuar fibrat e muskujve dhe për të mirëmbajtur nivelet e shtypjes së gjakut.

Gjendet në ushqime deti, perime me gjethe jeshile, si dhe arrat dhe lajthitë.

Seleni: Ky është një mineral që forcon sistemin e imunitetit dhe eliminon qelizat kancerogjene. Këto funksione i kryen duke punuar dorë për dore me vitaminën E.

Për të shtuar nivelet tuaja të selenit ushqehuni me ushqime të detit si dhe mish organesh të brendshme – mëlçi, mushkëri, veshkë. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.