“Minatorët” e Trepçës 89 i japin leksion Gjilanit
Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, në kuadër të javës së 16 të Superligës së Kosovës në futboll, Trepça’89 me lehtësi të madhe ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-0.
Skuadra e Gjilanit gjatë 90 minutave ka bërë paraqitje tejet të dobët gjatë 90 minutave vetëm një herë kanë arritur të gjuan në portën e portierit të Trepçës’89, Prince Marley.
Njeherit në shtatë ndeshjet e fundit Gjilani nuk ka arritur ta mposht Trepçën’89 çka është një kuriozitet i rrallë tek skuadra “bardhekuq”.
Tek skuadra e Gjilanit edhe njëherë është vërejtur dukshëm se kjo skuadër nuk ka koncept të ndeshjes, dhe me futbollist me përvojë mos të arrihet të krijon raste para portës kundërshtare është për çdo kritik.
Vendësit arrijnë në epërsi në minutën e 18-të , së pari arbitri i kësaj ndeshje Vigan Ibërdemaj akordon penalti e pa qenë duke e dëmtuar rënd skuadrën Gjilanase.
Nga pika e bardhe i pagabuar ishte Arbnor Muja duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.
Rastin e vetëm gjatë 90 minutave Gjilani nuk e shfrytëzoi në minutat shtesë të pjesës së parë, Progni bukur e shërben Darko Nikaqin i cili i vetmuar nga afërsi godet portierin vendas.
Në minutën e 61-të, pas një kundërsulmi të shpejt Sie Bismark gjuan furishëm por portën e shpëton Enea Koliqi.
Në minutën e 76-të , Sie Bismark me solo aksion në 16-metërshin e Gjilanit shënon duke ngritë epërsinë në 2-0.
Në minutën e 82-të, mbrojtja e Gjilanit e përgjumur këtë e shfrytëzon Rilind Namani i cili shmang katër futbollist të Gjilanit për ta vulosur fatin e kësaj ndeshje jo të barabartë në 3-0./rajonipress/


