ARKATANA

Mimoza Shkodra ka frikë nga gjarpërinjtë!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna këngëtarja Mimoza Shkodra ka shpalosur shumë detaje rreth jetës se saj, prej fëmijërisë e deri të destinacioni i ëndrrave të saj.

Ngutshmëria është e meta e saj më e madhe. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Mimoza Shkodra në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna. Ajo mes tjerash ka treguar edhe se gjësendi më i shtrenjtë në dollapin e saj është një çantë dhe u ikën gjithmonë njerëzve injorantë!

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Shkodra: Shumë e lumtur, pa obligime.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?
Shkodra: Filmi që më ka pëlqyer më së shumti është “12 Years A Slave”. Ndërsa libri që më ka lënë më së shumti përshtypje është libri i shkrimtares Nora Roberts

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Shkodra: Ka shumë, por e kam një çantë.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Shkodra: Jam pak e ngutshme, shpesh ngutem për disa gjëra.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull?
Shkodra: Si rri, si sillet, karakteri i tij.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Shkodra: Injorantëve.

Tribuna: Hobi juaj?
Shkodra: Të dëgjoj muzikë, të shkoj në kinema.

UBT

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment?
Shkodra: Telefonatat e shumta që më bëhen në kohë jo të përshtatshme e të cilave nuk mund t’u përgjigjem, kjo gjë më bën shumë shpesh nervoz.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Shkodra: Ndihmë nuk më kujtohet, por nganjëherë kur jam shumë e angazhuar me punë, kërkoj ndihmë nga familjarët, posaçërisht nga vëllai.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Shkodra: Gjarpri.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Shkodra: Pa kuletë dhe pa çantë.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Shkodra: Khu bre qysh ma ka falë Zoti këtë gjë e nuk më ka fal diçka tjetër, si çdo njeri që i di defektet e tij e dëshiron t’i ndryshojë.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Shkodra: Shumë moti, ndoshta para 5 muajve.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku do t’i kishit shpenzuar më parë?
Shkodra: Së pari u kisha ndihmuar atyre që i kanë kushtet shumë keq. E kisha bëre nijetin për vete, pastaj ndonjë shtëpi afër detit.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Shkodra: Diku afër deti s’ka rendësi ku vetëm të jetë afër detit.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Shkodra: Po shumë kur kam kohë bëj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.