Miloti u ther në vendin e punës
Milot Hasimja kishte shkuar të hënën në punë si zakonisht. Pak pas orës dhjetë në zyrën ku punon ai, ka hyrë një person duke e therur katër herë me thikë në qafë. Kolegët e Milotit e kanë neutralizuar sulmuesin derisa ka ardhur policia për ta arrestuar. Hasimja u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka arrestuar personin me emrin Sovran Syla.
Si ndodhi ngjarja?
Drejtori i informacionit të Klan Kosovës ka sqaruar se si ka ndodhur rasti të hënën në zyrat e televizionit në lagjen Bregu i Diellit. Gazmend Syla ka thwnw se pak pas orës 10 një person është futur në lokalet e Klan Kosovës dhe e ka kërkuar gazetarin. “Dikush i ka treguar se ku është Miloti dhe krejt çka dimë më pas është se e ka qëlluar me thikë tri-katër herë në pjesën e prapme të kokës”, tha Syla. Sipas tij punonjësit e Klan Kosovës e kanë ndaluar më pas personin në fjalë derisa ka ardhur policia dhe e ka arrestuar…(Tribuna)


