UBT

Milot Rashicën e duan të gjithë, përfaqësuesi e tij e jep lajmin e madh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Disa klube nga Premierliga angleze dhe Bundesliga kanë kontaktuar Werder Bremenin për Milot Rashicën.

Ylli i Kosovës ka tërhequr interesimin e shumë klubeve në Premierligë dhe Bundesligë, gjithnjë sipas njërit prej përfaqësuesve të tij, Nek Capric, shkruan Zëri.info.

Duke folur në një intervistë për radio-stacionin italian, ‘Radio Marte’, Capric konfirmoi gjithashtu se edhe Napoli ka shprehur interesim për vushtrriasin.

“Ka të interesuar nga Premierliga dhe Bundesliga”, ka thënë Capric.

UBT

“Ne nuk kemi qenë në kontakt direkt, por e dimë edhe interesimin e Napolit. Nëse Napoli e do Milotin, atëherë klubi italian duhet të nxitojë”, tregon më tej ai.

“Ne tashmë jemi duke e vështruar situatën pasi kampionatet janë pezulluar”, shtoi Capric.

Anësori nga Kosova ka bërë 24 paraqitje këtë edicion, duke shënuar dhjetë gola dhe pesë asistime./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.