UBT

Milot Rashica ‘raketa’ e Werderit, që Liverpooli po e përcjell nga afër

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, duket se do të ketë një lëvizje të bujshme në verë, kjo pasi është një nga lojtarët më të ndritshëm te Werderi në luftën e ashpër që kjo skuadër po e bën për mbijetesë në Bundesligë.

Duke e parë këtë situatë Liverpooli është duke e shikuar nga afër atë.

Sulmuesi i RB i Leipzigut, Timo Werner, kishte flirtuar me skuadrën e kuqe me muaj, por duket se tani vëmendjen e ka marrë Milot Rashica. Këtë e kishte zbuluar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili kishte thënë se Liverpooli e ka kontaktuar lojtarin.

Në Gjermani u raportua se Leipzigu kishte rënë dakord për një kalim të futbollistit të Kosovës, por drejtori sportiv i RB Leipzigut, Markus Krosche, ka mohuar që të kenë arritur një marrëveshje e tillë.

Gjithsesi, Rashica është e sigurt që do të ketë shumë kërkesë këtë verë, veçanërisht nëse Bremeni largohet nga Bundesliga, shkruan “Goal.com”, transmeton “Zeri.info”.

Werder edicionin e kaluar kishte paraqitje fantastike, derisa Rashica ishte ndër më të mirët, me shtatë golat dhe katër asistime në 20 ndeshje.

Futbollisti ka luajtur shumë mirë edhe pas sulmuesit dhe ka bërë punë të mirë edhe në aspektin defensive, por gjithsesi ai ka shkëlqyer në krahun e majtë, duke e shfrytëzuar gjuajtjet shumë të forta, por edhe për të gjetur shokët e skuadrës në zonë.

Të jesh kontribuuesi më i madh te Bremeni nuk është e thjeshtë, Rashica tashmë ka marrë nofkën “The Rocket”, pasi ai cilësohet si një nga më të shpejtit në skuadër dhe cilësohet lojtar kryesor.

Mobi Casa

“Unë gjithmonë përpiqem të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur. Por gjithçka ka të bëjë me ndihmën e ekipit për të qenë i suksesshëm” i tha Rashica DPA-së .

“Asnjëherë nuk jam i kënaqur me vetën, gjithmonë dua ms shumë. Kur kam shënuar 10 gola, unë kam kërkuar t’i shënoj 15. Kur kam shënuar 15 i dua 20. Si sulmues, ju gjithmonë dëshironi të shënoni sa më shumë gola të jetë e mundur. Mendoj se kam bërë mirë, por unë shpresoj të shënoj edhe disa gola të tjerë këtë sezon”, ka thënë ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Përfundimi i këtij sezoni dhe qëndrimi në Bundesliga është e vetmja gjë në mendjen e 23 vjeçarit për momentin, i cili thotë se nuk e tërheqin shumë spekulimet rreth transferimit te Liverpool ose Leipzig.

“Nuk po mendoj aspak për këtë tani. Ne kemi gjëra shumë më të rëndësishme përpara. Në futboll nuk mund të planifikosh shumë të ardhmen. Për momentin, unë jam vetëm duke u përqendruar te Werder Bremen dhe asgjë tjetër”, përfundoi Rashica.

Gjithsesi, për Ëerderin largimi i Rashicës do të ishte humbje e madhe pavarësisht se në aspektin financiar do të fitonin shumë. Trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt beson se sulmuesi i tij është një talent i veçantë, duke ndjerë se ai do të ishte një sukses kudo që të shkojë.

“Ai është një lojtar që mund t’i vendosë lojërat në Bundesligës”, tha Kohfeldt për Tagesspiegel .

“Është vështirë të gjendën lojtar të till shpesh. Milot ka aftësi të jashtëzakonshme: në shpejtësi, në shënimin e golave, në pasimin. Rashica do të përshtatet mirë në Angli me ritmin e tij, por edhe me stilin e tij të lojës në Spanjë”, ka thënë Kohfeldt.

Tetë ndeshje të mbetura në Bundesligë, Werder Bremen është shumë afër largimit por Rashica mbetet njeriu i vetëm i aftë për të krijuar mrekulli dhe për ta shpëtuar Werder Bremenin. /Zeri.info