Hidromorava

Milot Rashica po shijon sezonin më të mirë në karrierë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nuk e nisi mirë aventurën te Werder Bremen, por gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për Milot Rashicën në vitin 2019. Ai po shijon sezonin më të mirë në karrierë, ka shënuar 9 gola në Ligë – më shumë se asnjëherë më parë.

Milot Rashica është duke mahnitur të gjithë me zhvillimin e tij të vazhdueshëm në Bundesligë, shkruan Gazeta Express.

22-vjeçari i Kombëtares së Kosovës nuk e nisi mirë aventurën te klubi gjerman, duke vuajtur për minuta, por gjërat kanë ndryshuar në vitin 2019 dhe ai po shkëlqen me Werder Bremenin në Bundesliga.

Në fakt, për shkak se e ka gjetur rrjetën shumë shpesh këtë vit, Rashica po shijon sezonin më të mirë në karrierë në aspektin e golave.

KKVITI

Këtë edicion në Ligë me Werderin Rashica ka shënuar 9 gola, shifër e arritur me golin e vikendit kundër Mainzit, për të thyer rekord personal, që në sezonin 2015/16 me Vitessen kishte shënuar 8 gola, teksa kishte dhuruar edhe 5 asiste.

Ai këtë edicion ka dhuruar 2 asiste, por duke parë se kampionati është ende i gjatë, atëherë mund të arrijë shifër të mirë edhe në këtë aspakët.

Kurse sa i përket sezonit më të mirë në karrierë në aspektin e asistove, është ai 2016/17, prapë me Vitessen. Në 39 ndeshje, Rashica kishte shënuar 4 gola, teksa kishte dhuruar 14 asiste.

Statistikat tregojnë se Rashica po ritet dita ditës dhe në një të ardhme të afërt, mund të përfundojë në një skuadër të madhe, ashtu siç përfunduan Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.